“Patrulla ka qenë në vendngjarje, ja pse nuk ka ndërhyrë”

Publikuar tek: aktualitet, më 17:53 09-02-2017 “Patrulla ka qenë në vendngjarje, ja pse nuk ka ndërhyrë”

Gazetari i njohur, Artan Hoxha deklaroi në studion e ‘News24’ se një patrullë e policisë ishte afër vendngjarjes në momentin që ka ndodhur grabitja, por sipas tij nuk ka ndrhyrë pasi janë të instruktuar të mos ndërhyjnë nëse ka shumë persona të armatosur.

Poashtu Hoxha tha se disa kilometra më larg ka patur një tjetër patrullë e cila gjithashtu nuk ka ndërhyrë.Sipas Hoxhës, efektivët e patrullave janë të instruktuar të mos ndërhyjnë për të shmangur shkëmbim zjarri, por duhet t'i mbajnë grabitësit nën vëzhgim.

Gazetari ka qenë në vendin e ngjarjes ku u krye grabitja në rrugën e Rinasit dhe ku dyshohet se janë grabitur mbi 2 milionë euro. Më herët Hoxha tha se në njërën prej makinave ka patur arka me numra brenda së cilave mund të ketë patur monedha ari apo bizhuteri të shtrenjta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hoxha: U grabitën mbi 1 milion euro, po transportoheshin edhe arka, ja çfarë kishin brenda
Grabitja devijon trafikun, bllokohet autostrada (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0094349384307861
array(1) { ["section"]=> string(60) "patrulla-ka-qene-ne-vendngjarje-ja-pse-nuk-ka-nderhyre-68238" }