Paundi Britanik arrin në pikën më të ulët që nga viti 2009

Publikuar tek: ekonomi, më 11:07 25-08-2017 Paundi Britanik arrin në pikën më të ulët që nga viti 2009

BREXIT është faktori kryesor që çoi në zhvlerësimin e Paundit Britanik.

Kursi zyrtar i këmbimit të paundit britanik  ka arritur pikën më të ulët që nga viti 2009. Në aeroportet britanike, një sterlinë blihet shumë më pak se 1 euro. Kjo është rënia më e keqe që nga kriza financiare. Në tavolinë, udhëtarët marrin vetëm 439 € nga 500 paund.

Monedha e Britanisë është dobësuar në mënyrë dramatike që nga votimi i Brexit në qershor të vitit të kaluar. Ajo ka shtuar pasiguri mbi të ardhmen e biznesit dhe marrëveshjet tregtare në vend.

Megjithatë, paundi është rritur tetë për qind kundrejt dollarit amerikan këtë vit, gjë që e bën të vështirë për ekonomistët dhe analistët që të vlerësojnë luhatjet e stërlinës.

Sipas kursit të shkëmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, 1 Paund dje është shkëmbyer me 144.09 lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17991995811462
array(1) { ["section"]=> string(64) "paundi-britanik-arrin-ne-piken-me-te-ulet-qe-nga-viti-2009-90151" }