Pavarësia e Katalonjës mund të shkatojë një tjetër krizë në Europë

Publikuar tek: bota, më 17:29 10-09-2015 Pavarësia e Katalonjës mund të shkatojë një tjetër krizë në Europë

Katalonja do të zhvillojë më 27 shtator zgjedhjet e përgjithshme rajonale, të cilat konsiderohen nga analistët si referendumi i dytë për pavarësinë nga Spanja. Vitin e kaluar, në një referundum jo-zyrtar 80% e pjesëmarrësve votuan pro shkëputjes nga Spanja.

Një lëvizje për pavarësinë e Katalonjës mund ta çojë BE-në në një tjetër krizë politike dhe të krijojë një dëm të konsiderueshëm për ekonominë spanjolle, e cila sapo ka dal nga një rënie e gjatë.

Katalonja ka qenë tradicionalisht motori ekonomik dhe industrial i Spanjës, por lëvizjet separatiste kanë njohur rritje gjatë dekadave të fundit.

Pse katalanasit kërkojnë pavarësinë?

Përgjigja mund të gjendet në vitin 1469, kur kurora e Aragonës dhe Katalonjës kaloi nën kontrollin Kastiljan, pas martesës së Ferdinandit të Aragonës me Isabelën e Kastiljes. Katalonja ka qenë një shtet i fuqishëm sovran me parlamentin e saj në vitin 1162, kur u bashkua me Aragonën. Por, bashkimi me Kastiljen, e drejtuar nga Madridi, shënoi rënien e saj.

Shteti katalan “u zhduk” në vitin 1714 dhe shumë katalanas besojnë se kultura, tradita dhe gjuha e tyre janë dëmtuar në mënyrë të vazhdueshme, sidomos gjatë periudhës diktatoriale të gjeneralit Franco (1939-1975).

Që prej kthimit të demokracisë në vitin 1970, Katalonja ka qenë një prej 17 provincave autonome të Spanjës. Por, kërkesa për pavarësi ka njohur rritje, kryesisht pas krizës financiare të vitit 2007-2008 që goditi Spanjës.

Megjithatë, pas referendumit të zhvilluar në Skoci, Europa dhe BE mund të përfshihet sërish në një tjetët debat të gjërë për pavarësinë e Katalonjës.

Madridi dhe Londra e kanë bërë të qartë se Katalonjës do i duhet të braktisë BE-në nëse ndahet nga Spanja dhe për anëtarësim duhet të nis nga e parat proceduarat e pranimit. Gjithashtu, analistë të ndryshëm i frikësohen faktit se shkëputja e Katalonjës, mund të frymëzoj rajone të tjera në shtete të ndryshme të BE-së apo Europës për të bërë të njejtën gjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035804986953735
array(1) { ["section"]=> string(72) "pavaresia-e-katalonjes-mund-te-shkatoje-nje-tjeter-krize-ne-europe-20475" }