Pavarësia e Kosovës, Ilir Meta mesazh urimi për 10-vjetor

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 17-02-2018 Pavarësia e Kosovës, Ilir Meta mesazh urimi për 10-vjetor

Presidenti Ilir Meta ka uruar pabvarësinë e Kosovës me rastin e 10-vjetorit.

“Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, urimet më të ngrohta e vëllazërore.

Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë.

Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.

Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë e të shumëdëshiruar.

Ju siguroj se, unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucionet e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrjet tuaja të guximshme që fuqizojnë institucionet, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidojnë harmoninë e bashkëjetesës gjithëpërfshirëse dhe që thellojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me miqtë dhe organizatat shumëpalëshe.

Së bashku me urimet më të mira e vëllazërore, për konsolidimin, zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, uron Meta.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra me magnitudë 4 (FOTO)
Të dhënat tronditëse: 70% e studentëve nuk vizitohen nga mjekët përpara se të regjistrohen në konvikt, godinat me tualete pa dyer e pa sapunë »
Article Logic
Execution time: 0.0065701007843018
array(1) { ["section"]=> string(63) "pavaresia-e-kosoves-ilir-meta-mesazh-urimi-per-10-vjetor-110539" }