Pavarësia e Kosovës, ja si urojnë Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:08 18-02-2019 Pavarësia e Kosovës, ja si urojnë Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora

Një ditë më parë Kosova festoi 11 vjetorin e pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e këngëtareve kosovare me famë botërore Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora.

Këngëtaret me anë të postimeve në Instagram kanë shprehur patriotizmin e tyre dhe dashurinë për atdheun.

“Nga Kosova në botë. Gëzuar ditën e Pavarësisë. Ju dua,”-shkroi Dua.

Ndërsa Rita Ora ka kujtuar momentin kur realizoi këngën e parë në Kosovë në vitin 2012 ‘Shine ya light’, si edhe koncertin që zhvilloi vitin e kaluar në Prishtinë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Jam mirënjohëse të të quaj ty shtëpia ime,”-tha Rita.

Ajo publikoi gjithashtu edhe një foto të fëmijërisë me qeleshe dhe jelek me flamurin kuq e zi.

Ndërsa Era publikoi një foto duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dhe veshje që mbanin ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë,”-shkroi ajo.

dualipa.jpg

rita_ora.jpg

Screenshot_2.jpg

 

era-istrefi.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthimi i fuqishëm i Elvana Gjatës, këngëtarja mahnit publikun (VIDEO)
Frikë në ajër, avioni i Jennifer Aniston bën ulje emergjente »
Article Logic
Execution time: 0.011743068695068
array(1) { ["section"]=> string(73) "pavaresia-e-kosoves-ja-si-urojne-dua-lipa-era-istrefi-dhe-rita-ora-153209" }