Përfaqësuesi i Opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka komentuar miratimin në Komisionin e Ligjeve të propozimit të ri të PS për kandidimin e kryetarit në 4 zona zgjedhore.
Ai ka thënë se OSBE e ka kudnësrshtuar në vitin 2009 këtë propozim, ndërsa shtoi se ky është një pazar i ulët i Ramës që të heqë koalicionet e përbëra.
Garimi i kryetarit në 4 zona zgjedhore, është Pazar i ulët në parlament për të kaluar këtë heqjen e koalicionit të përbërë. Mashtroi shqiptarët, për të hapur listat e kandidatëve, nuk e bëri. Ky Pazar për 4 qarqe bie ndesh me rekomandimin nr.2 të 2009, kur Kodi Zgjedhor i jepte të drejtë të kryetarit diçka të tillë. OSBE ishte kundër. Pra një Pazar i ulët, kundër rekomandimeve të OSBE.
Rama do që të marrë votat e opozitës në parlament. Në të 12 qarqet koalicioni i opozitës e mund në mënyrë të thellë.”- tha Bylykbashi.