Këto janë pamjet që vijnë nga Pazari i Vjetër i Korçës që iu nënshtrua një transformimi rrënjësor duke u shndërruar në vlerë shtesë për trashëgiminë dhe vlerat turistike të qytetit juglindor.
Veçanërisht mbrëmjeve, ai duket edhe më i bukur nga ndriçimi i dritave masive dhe bredhit gjigant që ka lezetuar qytetin.
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në burim atraksioni për turistët që në këto ditë festash zgjedhin pikërisht Korçën si destinacionin e tyre.