PD/ Bardhi: Rama nuk pranonte inkriminimet, 5 janë deri tani, kush është i radhës? (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 10:18 18-01-2020 PD/ Bardhi: Rama nuk pranonte inkriminimet, 5 janë deri tani, kush është i radhës? (VIDEO)

Ka arritur në 5 numri i kryetarëve të bashkive të inkriminuar, denoncuar nga Partia Demokratike.

 Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani, Qerim Ismailaj dhe së fundmi Agron Malaj janë të akuzuarit e PD si të inkriminuar

Gament Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD, ka reaguar me anë të një video ku duket Kryeministri Rama që nuk pranon se në listat e tij janë kandidatë me të shkuar kriminale.
Reagimi i tij :

“Edi Rama  është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës  me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin.

Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës”.

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023559808731079
array(1) { ["section"]=> string(90) "pd-bardhi-rama-nuk-pranonte-inkriminimet-5-jane-deri-tani-kush-eshte-i-radhes-video-192425" }