‘PD dëboi njerëzit e kualifikuar, PS do të tërheqë talente,’ Kërpaçi i përgjigjet Ballës: Shpopulluat Shqipërinë, ne shtëpinë e mafias do e kthejmë...

Publikuar tek: politike, më 14:51 21-10-2020 ‘PD dëboi njerëzit e kualifikuar, PS do të tërheqë talente,’ Kërpaçi i përgjigjet Ballës: Shpopulluat Shqipërinë, ne shtëpinë e mafias do e kthejmë...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Florida Kërpaçi i është përgjigjur deklaratës që bëri Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i cili në fjalën e tij në Elbasan tha që PD dëboi të gjithë personat e mirë dhe të kualifikuar, ndërsa PS do të tërheqë talente.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Kërpaçi i është përgjigjur Ballës duke thënë se Edi Rama dhe qeveria e tyre e ka shpolluar vendin.

Ndër të tjera ajo shprehet se partia e tyre (PD) që do ta kthejë Elbasanin dhe Shqipërinë nga shtëpi të mafies në një shtëpi ku të gjithë shqiptarët të jetojnë me punë

“Taulant, mirë që kopjon por mos gënje! Rilindja, Edi Rama dhe njerëzit si puna jote e kanë shpopulluar Shqipërinë.

Do të jemi ne, të rinjtë që e duam këtë vend dhe që do ta kthejmë Elbasanin & Shqipërinë nga shtëpi të mafies në një shtëpi ku të gjithë shqiptarët të jetojnë me punë, arsim dhe dinjitet,” shkruan Kërpaçi.

Balla në Elbasan:

Ajo që i ndodhi PD është një histori paralajmëruese. Ndryshe nga PD që dëboi të gjithë njerëzit e mirë, të gjithë njerëzit më të kualifikuar dhe të përkushtuar dhe lejoi që partia e tyre të vyshket, ne duam të tërheqim talent të ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga oborri i INCENERATORIT, Balla fton qytetarët t’i BASHKOHEN PS-së dhe ironizon Bashën: Ka pak zhurmë se punohet, shqetësohen ata që flenë gjumë
Rama bën fushatë dhe sulmon opozitën: Kur i ka PD çelësat, e bën shtëpinë rrëmujë! Imagjino të votoni Lulin dhe të merrni peshqesh Ilirin »
Article Logic
Execution time: 0.0099689960479736
array(1) { ["section"]=> string(148) "pd-deboi-njerezit-e-kualifikuar-ps-do-te-terheqe-talente-kerpaci-i-pergjigjet-balles-shpopulluat-shqiperine-ne-shtepine-e-mafias-do-e-kthejme-224588" }