PD dhe LSI bëhen bashkë, nisin aksionin e paralajmëruar kundër qeverisë

Publikuar tek: politike, më 12:30 30-10-2017 PD dhe LSI bëhen bashkë, nisin aksionin e paralajmëruar kundër qeverisë

Ashtu siç kanë paralajëmruar disa ditë më parë opozita e bërë nga deputetë të PD dhe LSI kanë bojkotuar komisionet parlamentare.

Këtë nisëm e kanë ndërmarrë edhe gjatë ditës së sotme, ku ra në sy  mungesa e deputetëve të PD e LSI në komisionin e Sigurisë Kombëtare. Flamur Noka i PD deklaroi se ky vendim është marrë pasi sipas tij nuk mund të vazhdohet me qeveri të inkriminuar.

“Kur ministri i Brendshëm është kapur në krim dhe trafik droge, kur kryeministri përballë një mega skandali të tillë luan rolin e strucit duke futur kokën në rërë ndërkohë që leckat e krimit i ka të zbuluara, nuk mund të ketë normalitet. Nuk mund të pranonë opozita që të bëhet fasadë e organizatave kriminale sin ë këtë rast me këtë qeveri e cila është shndërruar e tillë. Opozita do të ndërmarrë aksionin e saj politik për të mos pranuar dhe për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Ne kemi platformën tonë dhe është bërë publike. Është e prerë që duhet një qeveri antimafia që të luftojë mafian, të luftojë krimin dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me këtë qeveri nuk ecet në normalitet. Ne jemi ndryshe nga opozita e para 5 viteve dhe për pushtet nuk djegim Shqipërinë por ne nuk mund të pranojmë që Shqipërinë ta qeverisë krimi”, u shpreh Noka.

Më herët, deputeti i LSI, Luan Rama deklaroi se edhe LSI është pjesë e këtij aksioni opozitar.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04933500289917
array(1) { ["section"]=> string(76) "pd-dhe-lsi-behen-bashke-nisin-aksionin-e-paralajmeruar-kunder-qeverise-97701" }