PD dhe LSI përçahen për zgjedhjet? Ish-deputeti Spahiu: Unë shkoj në zgjedhje me Ramën që të dielën

Publikuar tek: politike, më 22:10 17-09-2019 PD dhe LSI përçahen për zgjedhjet? Ish-deputeti Spahiu: Unë shkoj në zgjedhje me Ramën që të dielën Ish-deputeti i LSI Perparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, duke thënë se ai është gati të shkojë në zgjedhje me Ramën që të dielën.

“LSI ne zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister? Ky eshte nje diskutim qe do mblidhemi ne si LSI dhe do te vendosim. Une shkoj ne zgjedhje me Ramen qe te dielen”, deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.

Më tej, Spahiu u shpreh se në një demokraci shkohet në zgjedhje dhe detyrimisht njëra palë fiton.

“Kur them jam i gatshëm personalisht të shkoj në zgjedhje me Ramën, e them që duhet shkuar. Sigurisht, në një demokraci shkohet në zgjedhje dhe njëra palë fiton,. Nuk po flas e nuk po them që do shkojmë si në Betejën e Valikardës në Bulqizë, por në zgjedhje do shkoja”, deklaroi Spahiu.

Kjo deklaratë e ish-deputetit të LSI vjen në një moment kur zërat për një marrëveshje Rama-Basha janë shtuar tepër, ndërsa po ashtu dhe LSI nëpërmjet kryetares së saj Monika Kryemadhi, thënë se ata janë të gatshëm të futen në zgjedhje të parakohshme, me apo pa Ramën kryeministër.

Edhe nga Partia Socialiste ka pasur zëra për një marrëveshje të mundshme me opozitën (PD), fillimisht për Reformën Zgjedhore por dhe më tej. Ndërkohë, kryedemokrati Basha ka mohuar përsëritjen e një marrëveshjeje si ajo e 17 majit, të dy viteve më parë, duke thënë se shkëputeja e politikës nga krimi bëhet vetëm me zgjedhje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007443904876709
array(1) { ["section"]=> string(104) "pd-dhe-lsi-percahen-per-zgjedhjet-ish-deputeti-spahiu-une-shkoj-ne-zgjedhje-me-ramen-qe-te-dielen-178819" }