“PD e kapluar nga mentaliteti STALINIST”, Patozi: Basha i ka shpallur luftë partive të reja dhe të pakrijuara

Publikuar tek: politike, më 12:22 28-10-2020 “PD e kapluar nga mentaliteti STALINIST”, Patozi: Basha i ka shpallur luftë partive të reja dhe të pakrijuara Astrit Patozi

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, thotë se kryetari i PD-së Lulzim Basha po gabon duke sulmuar partitë e reja, në vend që të promovonte një fushatë agresive kundër qeverisë.

Sipas Patozit, kjo tregon mentalitetin stalinist që ka kapluar këtë parti, duke luftuar jo vetëm partitë e reja por edhe ato që s’janë krijuar ende.

“Nuk kam aspak dëshirë të merrem me zotin Basha, e konsideroj një kapitull të mbyllur. Dhe kam dëshirë që edhe ai të mos merret me mua. Atëherë, konteksti është ky, që zoti Basha që duhet të ishte promotori i një fushate agresive për të rrëzuar qeverinë, po bën fushatë kundër disa partive të reja që ose janë krijuar ose po krijohen. Ky është një lajm i keq për Shqipërinë sepse partia kryesore e opozitës është e kapluar nga një mentalitet stalinist. Nëse ai ka ndërmend të merret dhe të bëjë fushat kundër nesh, pushka top iu bëftë, ne këtu jemi. Nëse ai është i vendosur, le ta bëjë, ne jemi të bindur që do të bëjëm fushatë kundër qeverisë”, deklaroi Patozi në një intervistë për Report Tv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama sfidon naftëtarët e Ballshit: Miqtë e mi, më vjen keq por nuk do ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva!
Vjen në Shqipëri ambasadorja e re e Francës, Meta: Inkurajova rritjen e investimeve franceze në vendin tonë »
Article Logic
Execution time: 0.011883020401001
array(1) { ["section"]=> string(112) "pd-e-kapluar-nga-mentaliteti-stalinist-patozi-basha-i-ka-shpallur-lufte-partive-te-reja-dhe-te-pakrijuara-225480" }