PD e Kukësit përzgjedh 5 kandidatët që kalojnë në fazën tjetër të procesit, s’kualifikohet ish-kryebashkiaku (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 21:13 25-09-2020 PD e Kukësit përzgjedh 5 kandidatët që kalojnë në fazën tjetër të procesit, s’kualifikohet ish-kryebashkiaku (EMRAT)

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Kukës ka përzgjedhur 5 kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit, për të qenë pjesë e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga 1365 anëtarë të PD në Kukës votuan 949, të cilët zgjodhën këta 5 emra për në fazën tjetër: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata

Ndërkohë është s’kualifikuar ish-kryebashkiaku Bashkim Shehu pasi ka qenë më i papëlqyeri nga anëtarësia në Kukës.

STATUSI NGA PD DEGA KUKËS

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1. ADMIR SINAMATI

2. ARBEN CEJKU

3. IBRAHIM BRUKA

4. SAHIT PRIZRENI

5. VJOLLCA VATA

Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

bnm-1.png

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013254880905151
array(1) { ["section"]=> string(120) "pd-e-kukesit-perzgjedh-5-kandidatet-qe-kalojne-ne-fazen-tjeter-te-procesit-s-kualifikohet-ish-kryebashkiaku-emrat-221674" }