PD e Shkodrës i përgjigjet Valdrin Pjetrit: Të pret burgu shumë shpejt! Pyet Edi Ramën...

Publikuar tek: politike, më 15:08 13-08-2019 PD e Shkodrës i përgjigjet Valdrin Pjetrit: Të pret burgu shumë shpejt! Pyet Edi Ramën...

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas deklaratës së Valdrin Pjetrit, i cili hodhi poshtë akuzat e kësaj force politike.

PD e Shkodrës kërcënon Pjetrin se shumë shpejt e pret burgu.

"Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë", shkruhet mes të tjerash.

Sakaq, ditën e sotme sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi dokumentin, ku sipas tij vërteton faktin që Pjetri është dënuar dhe më pas dëbuar nga Italia si trafikant droge.

Reagimi i PD Shkodër:

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093498229980469
array(1) { ["section"]=> string(91) "pd-e-shkodres-i-pergjigjet-valdrin-pjetrit-te-pret-burgu-shume-shpejt-pyet-edi-ramen-175215" }