PD e Shkodrës: Mësuesit nuk kanë marrë akoma rrogat, po dhunohen në të gjitha format

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 08-11-2019 PD e Shkodrës: Mësuesit nuk kanë marrë akoma rrogat, po dhunohen në të gjitha format Dega e PD në Shkodër

Dega e PD në Shkodër në faqen e saj zyrtare në ’Facebook’, ka akuzuar Zyrën Vendore Arsimores duke deklaruar se mësuesit e Shkodrës nuk kanë marrë ende pagat e tyre për muajin tetor.

Sipas selisë blu në qytetin verior mësuesit e Shkodrës po vazhdojnë të dhunohen në të gjitha format, psikologjike, ekonomike dhe profesionale.

PD atje pretendon se ndryshe nga të tjerët në gjithë Shqipërinë, me rrogat e mësueve në Shkodër veprohet me standartin e “dëshirave” të Zyrës Vendore Arsimore.

Deklarata e PD, Shkodër

Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës.

Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor.

E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standartin e “dëshirave” të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave,pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.

Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është , është qesharake ? Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini ? Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini.

Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të rradhës së “celulës” rilindase në ZVA Shkodër!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075640678405762
array(1) { ["section"]=> string(89) "pd-e-shkodres-mesuesit-nuk-kane-marre-akoma-rrogat-po-dhunohen-ne-te-gjitha-format-185144" }