PD e vendosi në 'listën e pritjes', reagon për herë të parë Salianji: Në zgjedhjet e fundit isha më i vlerësuari, as kam përfituar e as jam konsumuar, ndaj...

Publikuar tek: politike, më 21:50 23-10-2020 PD e vendosi në 'listën e pritjes', reagon për herë të parë Salianji: Në zgjedhjet e fundit isha më i vlerësuari, as kam përfituar e as jam konsumuar, ndaj... Ervin Salianji

Ditën e sotme Partia Demokratike nxorri listën e kandidatëve që do të vlerësohen për përfaqësimin politik dhe listën e kandidatëve që u është shtyrë aprovimi, k0u ish-deputeti Ervin Salianji ishte në listën e dytë.

Edhe pse Salianji ka qenë një nga zërat më të fortë opozitarë, sërish nuk ia doli që të kualifikohej në fazën tjetër, por u la në pritje nga PD.

Ish-deputeti ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, ku shprehet se as nuk ka përfituar dhe as nuk është konsumuar në pushtet, por ka sakrifikuar në betejën opozitare.

Ai thotë se në zgjedhjet e fundit ishte më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike, duke shtuar se misioni i tij i vetëm është fitorja e PD-së.

Postimi i plotë:

Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.

Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiropali 'ndryshon mendje' për PD-në: I janë kthyer normalitetit, Basha i shkretë duhet shpëtuar nga Berisha dhe Meta
»
Article Logic
Execution time: 0.011660814285278
array(1) { ["section"]=> string(156) "pd-e-vendosi-ne-listen-e-pritjes-reagon-per-here-te-pare-salianji-ne-zgjedhjet-e-fundit-isha-me-i-vleresuari-as-kam-perfituar-e-as-jam-konsumuar-ndaj-224930" }