PD: I bëtë llogaritë gabim, Gjykata e Apelit shpall të paligjshëm ndalimin e Ndriçim Babasit

Publikuar tek: politike, më 12:13 16-04-2016 PD: I bëtë llogaritë gabim, Gjykata e Apelit  shpall të paligjshëm ndalimin e Ndriçim Babasit arrestimi i Ndriçim Babasit

Partia Demoktike përmes një deklarate bën përgjegjës ministrin e Brendshëm Simir Tahiri dhe drejtorin e policisë së Tiranës Ervin Hodaj për ndalimin e kryetarit të PD në degën 5, Ndriçim Babasi më 28 mars. PD thotë se këto janë ‘llogari të bëra gabim’, ndërsa bën me dije se gjykata e apelit e ka shpallur të paligjshëm ndalimin e kryetarit të PD-së së degës 5, Babasi.

“Ndalimi me dhunë, me policë me maska, në mes të ditës i kryetarit të PD për degën 5, Ndriçim Babasi, me 28 mars, është shpallur i paligjshëm nga Gjykata e Apelit. Ndriçim Babasi u grabit me forca speciale e të armatosura mesditën e 28 marsit në një bar të Tiranës, bashkë me një grup të rinjsh aktivistë të Partisë Demokratike, studentë, mjekë e dentistë, të cilët u tërhoqën zvarrë me dhunë, me një akt të paligjshëm, të urdhëruar politikisht. Babasi dhe 12 anëtarët e tjerë të PD u mbajtën 3 ditë në qelitë e drejtorisë së policise së Tiranës, duke thelluar paligjshmërinë e arbitraritetin e policisë, nën urdhëra politikë. Ndalimi i 28 marsit, ishte një ushtrim terrori ndaj opozitës, dhe një kërcënim që qeveria i bënte qytetarëve përmes skuadroneve me maska që të mos ngrejnë krye ndaj projektit të saj të paligjshëm,  korruptiv e klientelist tek Parku i Liqenit.

Llogari të bëra gabim, pasi PD, opozita dhe qytetarët nuk tremben dhe nuk tërhiqen asnjë milimetër nga qëndrimi në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të pasurisë së përbashkët që është Parku i Liqenit. Partia Demokratike bën përgjegjës  Saimir Tahirin dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj për urdhërimin dhe organizimin e këtij terrori të paligjshëm, dhe i siguron ata se do të japin llogari para ligjit”  thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093181133270264
array(1) { ["section"]=> string(96) "pd-i-bete-llogarite-gabim-gjykata-e-apelit-shpall-te-paligjshem-ndalimin-e-ndricim-babasit-37838" }