PD i përgjigjet Ramës: Shkarko kryetarin e bashkisë, në të kundërt je ti urdhëruesi

Publikuar tek: barometri, më 08:25 19-06-2018 PD i përgjigjet Ramës: Shkarko kryetarin e bashkisë, në të kundërt je ti urdhëruesi

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Has, pasi propozi të shpallej qytetar nderi ish deputeti Gafur Mazreku, atentatori i deputetit të ndjerë Azem Hajdari.

 

PD thotë se firma e prefektit nuk është zgjidhje, e për sa kohë nuk shkarkohet kryebashkiaku socialist, Rama mbetet urdhëruesi i dekorimit të atentatorit të Hajdarit.

Reagimi i plotë:

Asgjë nuk mund ta justifikojë Edi Ramën në vendimin kriminal për të dekoruar njeriun që qëlloi me armë brenda sallës së Parlamentit Liderin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari!

Firma e prefektit nuk është zgjidhja! Është vetëm një mjet që Edi Rama të mos marrë përgjegjësi!

Edi Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati dhe të fshihet pas Prefektit, sepse Kryetari i Bashkisë së Hasit është i tij, se ai ishte në dijeni të propozimit të kryebashkiakut të tij dhe, mbi të gjitha, Edi Rama ka në dorë ta shkarkojë atë.

Që të tregojë distancim të vërtetë prej vendimit kriminal, Edi Rama duhet ta shkarkojë sot Kryetarin e Bashkisë së Hasit, përfaqësues i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga Edi Rama.

Të ruajë të njëjtin standard si me këshilltarët e Kukësit që morën pjesë në protestë, të cilët, në pamundësi për t’i shkarkuar, i përjashtoi nga Partia Socialiste.

Derisa të bëjë këtë akt të vërtetë distancimi, Partia Demokratike e konsideron Edi Ramën si urdhëruesin e dekorimit të atentatorit të Azem Hajdarit, për të cilin do të mbajë përgjegjësi personale!​

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030233144760132
array(1) { ["section"]=> string(88) "pd-i-pergjigjet-rames-shkarko-kryetarin-e-bashkise-ne-te-kundert-je-ti-urdheruesi-124934" }