PD-ja do shkarkimin e tij, GJIKNURI 'hap rrugën': Nëse ata vijnë në komisionin e Reformës Zgjedhore, rishikoj pozicionin tim

Publikuar tek: politike, më 09:49 19-09-2019 PD-ja do shkarkimin e tij, GJIKNURI 'hap rrugën': Nëse ata vijnë në komisionin e Reformës Zgjedhore, rishikoj pozicionin tim Kryetari i Komisionin të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi përpara nisjes së seancës së sotme plenare se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në këtë organ, nëse PD-ja pranon të njohë këtë komision.

Deputeti socialist këmbënguli te ideja se duhet që PD-ja të bëhet pjesë e këtij komisioni për implementimin e Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri theksoi se është anormale që një parti politike t’i vendosë kushte një pale tjetër për të nisur negociatat midis tyre.

‘’E mira është që PD të ketë një vend në Komisionin për Reformën zgjedhore. Prandaj po e them, nëse vijnë, e njohin këtë komision, kontribuojnë në këtë pozicion unë jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim pasi të komunikoj me kryetarin e partisë sime, sepse kjo është pjesë e një pakete politike. Kam promovuar idenë e pjesëmarrjes të të gjitha grupeve parlamentare dhe joparlamentare në Komision. Nuk kam ndonjë merak sepse kemi të bëjmë me një kompromis të madh. Por, është jashtë kulturës politike, nuk ndodh në asnjë vend të botës të kushtëzosh palën tjetër në pjesëmarrje në negociata. Është njësoj sikur të them që nuk flas me Lulzim Bashën se ka akuza politike që ka vrarë 4 njerëz në 21 janar. E rëndësiëshme është të pranojnë Komisionin. Nuk kam pushtet publik, jam deputet dhe ushtroj kompetencat.

Opozita nuk ka patur vullnet për të kryer Reformën Zgjedhore, sepse u tërhoqën. Por, të mos i rikthehemi të kaluarës. Problemi nuk është te përfaqësimi elektoral, por më të thella. Shkon te klima politike. Kjo klimë e trazuar është krijuar për shkak të frikës së opozitës për t’u përballur në zgjedhje. E rëndësishme është që palët të ulen në tavolinë. Nëse e njohin këtë komision, të vijnë dhe të rishikojmë përbërjen e tij”, përfundoi ish-ministri socialist Damian Gjiknuri.

Deklarata e Gjiknurit vjen një ditë pas ftesës zyrtare që kryeministri Rama u bëri partive politike për t’u ulur në tryezë për bisedimet e Reformës Zgjedhore. Kujtojmë që ditën e djeshme u zbuluan dhe 9 kushtet që Gjermania i vendosi Shqipërisë për të çelur negociatat me BE-në, ku midis tyre renditej dhe miratimi sa më i shpejtë i Reformës Zgjedhore.

Partia Demokratike refuzon të ulet në bisedime me mazhorancën për Reformën Zgjedhore për shkak të akuzave ndaj Gjiknurit si organizator i vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale në Dibër në vitin 2017, ku zëri i ish-ministrit doli në përgjimet e gazetës gjermane ‘’Bild’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035582065582275
array(1) { ["section"]=> string(126) "pd-ja-do-shkarkimin-e-tij-gjiknuri-hap-rrugen-nese-ata-vijne-ne-komisionin-e-reformes-zgjedhore-rishikoj-pozicionin-tim-178987" }