PD-ja 'e fiskuar' me PPP-të, premton shpëtim për shëndetësinë: 37 milionë euro për 2-3 njerëz, 1200 euro rrogë për mjekët (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 14:55 21-11-2019 PD-ja 'e fiskuar' me PPP-të, premton shpëtim për shëndetësinë: 37 milionë euro për 2-3 njerëz, 1200 euro rrogë për mjekët (DEKLARATA) Bardh Spahia nga selia blu

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia  akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama se po vjedh shqiptarët përmes koncensioneve dhe PPP-ve do t'u dhurojë 37 milionë euro klientëve të tij oligarkë.

Nga ana tjetër, Spahia shpalos edhe planin e PD mbi shëndetësinë, ku premton se rroga minimale e mjekëve do të rritet në 1200 euro, kurse për infermierët në 700 euro.

Deklarata e PD-së:

Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës.

Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione.

Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve.

Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor.

Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit.

Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncensione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e saj te fundit, vlereson se këtonjanë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund! Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë. Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo!

 Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët.

Në planin e Partisë Demokratike rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershëm që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre’, tha Spahia.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019109010696411
array(1) { ["section"]=> string(133) "pd-ja-e-fiskuar-me-ppp-te-premton-shpetim-per-shendetesine-37-milione-euro-per-2-3-njerez-1200-euro-rroge-per-mjeket-deklarata-186704" }