PD-ja i drejton 3 pyetje Prokurorisë për Kajmakun, vë në dijeni dhe Ambasadën Amerikane: Përse nuk zbatoni nenin 8? (DOKUMENTI)

Publikuar tek: politike, më 10:16 07-09-2019 PD-ja i drejton 3 pyetje Prokurorisë për Kajmakun, vë në dijeni dhe Ambasadën Amerikane: Përse nuk zbatoni nenin 8? (DOKUMENTI) Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me çështjen e hetimit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Selia blu i kërkon llogari organit të akuzës nëse Kajmaku e ka marrë kërkesën nga ky institucion për paraqitjen e shenjave të gishtërinjve. Partia më e madhe opozitare insiston se përse Prokuroria nuk ka zbatuar nenin 8 të Ligjit të Dekriminalizimit ku saktëson se nëse zyrtari nuk paraqet shenjat e gishtërinjve për verifikim, duhet t’i ndërpritet mandati.

Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi vihet në dijeni dhe Ambasada Amerikane bashkë me trupin diplomatik të BE-së në Tiranë.

Për të qenë në dijeni të plotë të ecurisë së hetimeve të Prokurorisë për Agim Kajmakun, PD-ja i kërkon akuzës t’i vendosë në dispozicion të gjithë materialin hetimor.

Disa ditë më parë, Prokuroria deklaroi se Drejtoria e Postës kishte ngatërruar adresën e dërgimit të kërkesës për Kajmakun, por Drejtoria e Postës e hodhi poshtë një pretendim të tillë.
KAJMAKU 1.jpg


KAJMAKU 2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.082792997360229
array(1) { ["section"]=> string(129) "pd-ja-i-drejton-3-pyetje-prokurorise-per-kajmakun-ve-ne-dijeni-dhe-ambasaden-amerikane-perse-nuk-zbatoni-nenin-8-dokumenti-177603" }