PD-ja thellon ‘luftën’ ndaj RAMËS dhe Valdrin PJETRIT: Kryeministri po e pengon të japë dorëheqjen, do të informojmë Krimet e Rënda për… (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 15-08-2019 PD-ja thellon ‘luftën’ ndaj RAMËS dhe Valdrin PJETRIT: Kryeministri po e pengon të japë dorëheqjen, do të informojmë Krimet e Rënda për… (DEKLARATA E PLOTË) Çlirim Gjata denoncon Edi Ramën dhe Valdrin Pjetrin

Partia Demokratike ka vazhduar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri duke i akuzuar se po pengojnë drejtësinë shqiptare për të verifikuar dënimin e Pjetrit për trafik droge në Itali dhe mosdeklarim të pasurisë.

Në një dalje për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata deklaroi se Rama po e pengon kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri që të uzurpojë Shkodrën.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA
‘’Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë. Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali. 2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës. 3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit. Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve: Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit? Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin? Pse nuk vepron prokuroria? Pse Operacioni ‘Forca e Ligjit’, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin ‘Forca e krimit’? Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti I drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron. Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës’’, u shpreh zyrtari i PD-së Çlirim Gjata.

Në vazhdim të deklaratës, Gjata theksoi se Rama po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj kryebashkiakut të kontestuar të Shkodrës. Ai shtoi se PD-ja do të informojë Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të nisur hetimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit.  

‘’Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se: a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike. Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike. Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin. E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij. Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia. Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit. Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme’’, përfundoi përgjegjësi i seksionit ligjor në Partinë Demokratike Çlirim Gjata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097811222076416
array(1) { ["section"]=> string(156) "pd-ja-thellon-luften-ndaj-rames-dhe-valdrin-pjetrit-kryeministri-po-e-pengon-te-jape-doreheqjen-do-te-informojme-krimet-e-renda-per-deklarata-e-plote-175407" }