PD jep DETAJE, ja ligji që shkeli Xhafaj për të ndihmuar të vëllain

Publikuar tek: politike, më 12:34 12-05-2018 PD jep DETAJE, ja ligji që shkeli Xhafaj për të ndihmuar të vëllain Gazmend Bardhi

Në denoncimin e rradhës të PD për dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili është dënuar më 7 vite e 2 muaj burg në Itali, po që nuk ka kryer asnjë ditë të dënimit të tij, Gazmend Bardhi deklaroi se: Falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij.

“Mos-ekzekutimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafaj, nuk është akti i vetëm sesi Fatmir Xhafaj po ndihmon vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.

Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike,

Subjekt i këtij ligji është çdo person për të cilin ka indicie se:

a) është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale;

b) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane”, shton Bardhi.

Ai u shpreh se Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin shqiptar antimafia ndaj vëllait të tij, dhe se përdor funksionin si Ministër i Brendshëm për t’i dhënë imunitet dhe paprekshmëri vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkohë Alibaj u shpreh se sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj Familjes Xhafaj, pavarësisht dënimit për trafik ndërkombëtar droge të Agron Xhafajt.

“Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmëri. Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, paprekshmëria dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më, është fshirë nga Kushtetuta dhe ligji, dhe është thjeshtë i pazbatueshëm. Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj janë mbi ligjin dhe të paprekshëm nga Ligji Antimafia” , u shpreh me tej Alibeaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dosja ‘Xhafaj’, PD akuzon Arta Markun: Ka vendosur të heshtë…
Rasti i Xhafajt, avokati: Presidenti i Amerikës kishte vëllain në burg për drogë dhe e fali me dekret »
Article Logic
Execution time: 0.010721921920776
array(1) { ["section"]=> string(73) "pd-jep-detaje-ja-ligji-qe-shkeli-xhafaj-per-te-ndihmuar-te-vellain-120487" }