PD kërkesë për mocionin me debat me Edi Ramën: Janë hequr 20 mijë familje të varfra nga ndihma ekonomike

Publikuar tek: politike, më 19:19 20-02-2018 PD kërkesë për mocionin me debat me Edi Ramën: Janë hequr 20 mijë familje të varfra nga ndihma ekonomike

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama, sipas PD për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin.

Partia Demokratike pretendon se përjashtimi është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Partia Demokratike e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes, sepse nga kontaktet direkte, qindra kryefamiljarë kanë thënë për PD se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike.

erg45g4gt4gtyhj5rgj4.jpg

wer324tergt45t4t.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009882926940918
array(1) { ["section"]=> string(110) "pd-kerkese-per-mocionin-me-debat-me-edi-ramen-jane-hequr-20-mije-familje-te-varfra-nga-ndihma-ekonomike-110900" }