PD kërkoi verifikim nga Prokuroria, Basha për Agim Kajmakun: Dënimi i tij në Greqi, fakt i ditur nga Rama

Publikuar tek: politike, më 14:22 22-08-2019 PD kërkoi verifikim nga Prokuroria, Basha për Agim Kajmakun: Dënimi i tij në Greqi, fakt i ditur nga Rama

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti sot një deklaratë për mediat pas takimt me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Po ashtu Basha u pyet nga gazetarët edhe lidhur me kërkesën e PD-së ditën e sotme që Prokuroria të nisë verifikimin për kryebashkiakun e ri të Vorës, Agim Kajmakun.

Kryedemokrati theksoi se kryeministri Edi Rama është në dijeni të historisë së Kajmakut në Greqi, por e vendosi atë në krye të Vorës.

'Fakti është që Agim Kajmaku është një person me precedentë penal të hapur me drejtësinë greke që ky është një fakt i ditur nga Edi Rama dhe ka zgjedhur të vazhdojë të kandidojë një person tjetër me precedent penal. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedent penalë dhe a nuk është kjo një prove tjetër se kriza ka një burim kriminalizimin e plotë të Edi Ramës', tha Basha.

Më tej kryedemokrati theksoi se PD do të shpalosë një platformë për zgjidhjen e krizës

'Do të shpalosim një plan kombëtar për të mos humbur me shumë kohë duke mbyllur derën e Europës për Shqipërinë. Por për ti dhënë fund kësaj krize për të nxjerrë kriminelët', tha Basha duke shtuar se largimi i kryeministrit Rama dhe zgjedhjet e lira janë të domosdoshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071251392364502
array(1) { ["section"]=> string(109) "pd-kerkoi-verifikim-nga-prokuroria-basha-per-agim-kajmakun-denimi-i-tij-ne-greqi-fakt-i-ditur-nga-rama-176026" }