PD kërkon shkarkimin e Ardi Veliut: Sulmoi nënën që me sakrifica rriti tre fëmijë

Publikuar tek: politike, më 17:45 29-05-2020 PD kërkon shkarkimin e Ardi Veliut: Sulmoi nënën që me sakrifica rriti tre fëmijë Ish-deputetja Oriola Pampuri

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e drejtorit të policisë Ardi Veliu, pasi publikoi një video të Zaida Çobos, nënës së 15-vjeçarit që u dhunua nga policia, e cila shfaqej me pistoletë në dorë.

Video që më pas rezultoi se ishte bërë gjatë xhirimeve të një filmi, u komentua si tentativë e Veliut për të justifikuar dhunën e policisë ndaj minorenit.

Ish-deputetja Oriola Pampuri tha se Veliu duhet të shkarkohet sot, ndësa e quajti të “neveritshme” mosreagimin e deputetëve socialistë.

“Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqen çfarë bëj unë apo ti, mund të na rrahë fëmijët, pastaj të rrëmojë në rrjetet sociale për të gjetur video. Është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra heshtin para këtij akti të rëndë. Për PD nuk ka asnjë habi për këtë akt të një krimineli gjakftohtë. Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot, për sulmet ndaj një nëne që me sakrifica ka rritur tre fëmijë. Ardi Veliu është fytyra e kësaj qeverie. Po të ishte ndryshe Edi Rama do ta kishte shkarkuar tani, dhe do e kishte larguar me turp,” u shpreh Pampuri në një deklaratë nga selia blu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009382963180542
array(1) { ["section"]=> string(87) "pd-kerkon-shkarkimin-e-ardi-veliut-sulmoi-nenen-qe-me-sakrifica-rriti-tre-femije-208316" }