PD kritika qeverisë, Vokshi: Asnjë qindarkë për shkollën, jep 1 miliardë lekë për inceneratorët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 28-09-2020 PD kritika qeverisë, Vokshi: Asnjë qindarkë për shkollën, jep 1 miliardë lekë për inceneratorët Albana Vokshi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një reagim në rrjetet sociale ka denoncuar sot mungesën e investimit të qeverisë shqiptare në shkollat e Tiranës, ku sipas saj mungon dezinfektanti në ambientet ku po bëhet mësim.

Vokshi thotë se pak ditë më parë, qeveria e Edi Ramës dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj paguan me taksat shtetërore 1 miliardë lekë për inceneratorët në Tiranë, por nuk akorduan asnjë qindarkë për shkollat: për pajisjen e nxënësve me maska falas dhe dezinfektantëve.

“Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit.

Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.

Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike.

Çdo qindarkë e vjedhur në kurriz të banorëve të Tiranës do t’i kthehet kundër në 25 Prill. Dhe kushdo i përfshirë në këtë megaaferë do të shkojë para drejtësisë”, shkruan Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011374950408936
array(1) { ["section"]=> string(99) "pd-kritika-qeverise-vokshi-asnje-qindarke-per-shkollen-jep-1-miliarde-leke-per-inceneratoret-221999" }