PD, LSI e PR bëhen bashkë kundër Ramës, shikoni si PS “i prish mendjen” Kryemadhit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:41 12-10-2017 PD, LSI e PR bëhen bashkë kundër Ramës, shikoni si PS “i prish mendjen” Kryemadhit

Pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka nga seanca e sotme parlamentare, opozita mesa duket ka një tjetër plan.

Kërkesës për përjashtim të kryeministrit i janë bashkuar dhe dy partitë e tjera PR dhe LSI.

Ata kanë filluar të mbledhin firmat për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla reagon duke thënë i bërë thirrje direkte ish-aleatës së tyre në koalicionin e mandatit të kaluar, LSI-së.

“PD po merr ne qafë edhe LSI, me skenarin e bllokimit të seancave. Uroj mos të dyja bashkë, kthehen në  Kërkesa e PD dhe LSI për Byronë e Kuvendit është alibi për të shpëtuar flamurtarin e bllokimit të radhës”, thotë Balla.

Kjo kërkesë ka nisur pasi sipas tyre Edi Rama ka fyer në mënyrë të përsëritur ish-kryeministrin Sali Berisha duke e quajtur “të rrjedhur”.

Nëpërmjet mbledhjes së firmave ata kërkojnë që kryeministri Rama të përjashtohet për 10 ditë nga seancat parlamentare.

 

balla.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020912170410156
array(1) { ["section"]=> string(84) "pd-lsi-e-pr-behen-bashke-kunder-rames-shikoni-si-ps-i-prish-mendjen-kryemadhit-95634" }