PD ndërton grafikën në bazë të përgjimeve: Skema e planifikuar dhe ekzekutuar nën drejtimin e Ramës

Publikuar tek: politike, më 19:31 18-06-2019 PD ndërton grafikën në bazë të përgjimeve: Skema e planifikuar dhe ekzekutuar nën drejtimin e Ramës

Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi dje 16 përgjime të reja, të rrjedhura nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me numër “339” dhe “184”.

Në qendër të përgjimeve, ai që realizonte më tepër telefonata, ishte Arben Keshi. Sipas interpretimit të gazetarit Tiede në revistën “Bild”, Keshi organizonte shitblerjen e votave në terren për Partinë Socialiste, në bashkëpunim me biznesmenë, zyrtarë, deputetë dhe ministra.

Në bazë të këtyre përgjimeve, ish deputeti i Partisë Demokratike, ka vendosur të ndërtojë një grafikë, të ngjashme me ato që ndërton policia për shpjegimin se si funksionojnë grupet kriminale.

Në qendër është pikërisht Keshi, dhe më pas të gjithë personat, emrat e të cilëve dolën ditën e djeshme në 16 përgjimet e reja.

“Vjedhje e votave ka qenë një operacion i planifikuar dhe ekzekutuar në mënyrë të koordinuar nën drejtimin e Edi Rames”, shkruan Shehaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078499317169189
array(1) { ["section"]=> string(105) "pd-nderton-grafiken-ne-baze-te-pergjimeve-skema-e-planifikuar-dhe-ekzekutuar-nen-drejtimin-e-rames-168747" }