PD nesër protestë tek Kuvendi, policia publikon planin e masave

Publikuar tek: aktualitet, më 18:28 18-03-2015 PD nesër protestë tek Kuvendi, policia publikon planin e masave

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës kundër kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku kërkesa mbetet dorëheqja e tij pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi.

Në lidhje me këtë protestë që do të zhvillohet përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë, Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave të marra.

Do të bllokohet qarkullimi i mjeteve përgjatë rrugës “Geroge W. Bush”, si dhe do të ndalohet qarkullimi në rrugën e “Elbasanit” drejt “Partizanit të Panjohur” në kryeqytet.

Në këto akse të Tiranës do të bëhet gjithashtu pjesërisht ndalimi i parkimit të automjeteve përgjatë orareve 08:30-12:30. Sipas policisë, masat janë marrë për një mbarëvajtje të protestës së PD-së.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga PD për dorëheqjen e Ilir Metës, pas asaj të 12 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa Forumi Rinor i PD-së, prej disa ditësh ka zhvilluara protesta të njëpasnjëshme përpara kryesisë së Kuvendit, kundër Metës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i Komisionit të BE, Krichbaum: Meta duhet ta linte postin vakant
Qeveria shqiptare miraton ngritjen e Task-Forcës Mjekësore me vendet e Ballkanit »
Article Logic
Execution time: 0.011522054672241
array(1) { ["section"]=> string(67) "pd-neser-proteste-tek-kuvendi-policia-publikon-planin-e-masave-6290" }