PD nis 5 kamionë me ndihma. Reagon në "Fb" Basha, ja situata aktuale në jug të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:13 08-02-2015 PD nis 5 kamionë me ndihma. Reagon në

ATSH

Partia Demokratike ka nisur sot 5 kamionë me ndihma drejt zonave të përmbytura në jug të vendit.

Thirrjes së PD për grumbullimin e ndihmave i janë përgjigjur simpatizantë të kësaj partie. Ndihmat janë mbledhur nga FRPD dhe Lidhja e Gruas Demokratike. Ato përmbajnë ushqime, veshmbathje si dhe ushqime për kafshët.


Reagon Basha në “facebook”:

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” kryetari i PD Basha, ka reagura sërish lidhur me përmbytjet në jug të vendit duke thënë se qeveria me shpqrfillje nuk e shpall gjendjen e emergjencës, që sipas tij do ta ngrinte ndihmën shtetërore në nivelin më të lartë.

“Ka një solidarizim të fortë kombëtar, por një reagim të dobët qeveritar”, shkruan Basha në “facebook”.

“Gjithcka është lënë në dorë të vullnetarizmit. Solidariteti njerëzor është i rëndësishëm por nuk zgjidhet kriza me ndihma. Përmbytjet mund të zgjasin, njerëzit kanë nevoje të ushqehen cdo ditë. Gjëja e gjallë gjithashtu. Nuk bëhet pa ndërhyrje të fuqishme të qeverisë. Ne vend te vihet ne krye të punëve, kryeministri bën ndërmjetësin dhe fton biznesmenet të paguajne”, vazhdon kreu i PD Basha.


12:41 - Hapet tuneli i shkarkimit në hidrocentralin e  Vaut të Dejës. Hapja e portave është bërë për të ulur nivelin e ujit.


Kryeministri Rama në "Twitter", regjistër ndihmash me emrat e familjeve të prekura:


Sipas një njoftimi nga Shtabi i Emergjencave reth situatës deri në orën 08:00 në jug të vendit rezulton se:

-Baseni i lumit Vjosë nuk është rritur, niveli aktual është 4.25 metra

-648 famijle kanë marrë ndihma

-95 familje janë kthyer në shtëpitë e tyre

-602 banesa kanë prezencë uji


HEC-i Fierzës punon me kapacitet të plotë, ndërkohë që vazhdojnë shkarkimet nga porta nr.3 me 350 m3/s. Aktualisht prurjet janë 600m3/s. Katër turbinat dhe tuneli shkarkojnë 700m3/s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhiti: Më tronditi vendimi i Kishës Katolike, m’u duk fondamentalist
Protesta e AK, Spahiu: Shqipëria përmbytet nga mjerimi, ministrat nga paratë »
Article Logic
Execution time: 0.012953996658325
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-nis-5-kamione-me-ndihma-reagon-ne-fb-basha-ja-situata-aktuale-ne-jug-te-vendit-2677" }