PD: Njerëz pranë Ramës me ndërtime pa leje. MM të bëjë transparencë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 31-01-2015 PD: Njerëz pranë Ramës me ndërtime pa leje. MM të bëjë transparencë

 

Në deklaratën e parë sot për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka akuzuar qeverinë se po fut në burg njerëz të pafajshëm ndërkohë që pushtetarët e saj po abuzojnë hapur.

Ai tha se një ministër si dhe njerëz të tjerë pranë Kryeministrit Rama, po ndërtojnë kudo pa leje dhe se shtëpitë e të pamundurve po rrëzohen në tokë.

“Shqipëria sot, është një Shqipëri ku futet në burg qytetari dhe lejohet të shkelë ligjin sipas qejfit pushtetari. Arroganca e këtij pushteti ka arritur në atë pikë sa qytetarët dhunohen, u shkatërrohet prona dhe futen në burg deri për një fjalë goje, ndërkohe që miqtë e kryeministrit e deri ministrat e tij e shkelin ligjin pa pikën e përgjegjësisë. Ndërkohë që qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me djersën e tyre, vetë kryeministri e nisi ditën e parë të punës duke ndërtuar pa leje, miqtë e tij ndërtojnë në mes të parkut të liqenit, deputeti buze detit, ndërsa ministri i tij ndërton pa leje në mes të Tiranës.”- deklaroi Bogdani

Në nje deklaratë të dytë sërisht nga PD, Albina Deda, ka kërkuar që Ministria e Mbrojtjes të bëjë transparencë në lidhje me ngjarjen e helikopterit me drogë në Spanjë ku humbi jetën Majori Shqiptar. Ajo tha se do të kërkojnë interpelancë me Ministren Kodheli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i keq/ Probleme në të gjithë vendin
QSUT/ Policia lajmërohet për dhunë në Urgjencë. Infermieri: Nuk jam dhunuar »
Article Logic
Execution time: 0.011163949966431
array(1) { ["section"]=> string(70) "pd-njerez-prane-rames-me-ndertime-pa-leje-mm-te-beje-transparence-2012" }