Partia Demokratike dhe parti të tjera të opozitës, prej 18 shkurtit 2019 janë jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Me djegien e mandateve, opozita nuk ka më asnjë përfaqësues në Kuvend, veç atyre që sot janë opozita e re, sepse pranuan të merrnin mandatin e djegur nga të parët e listave.
Por edhe pse PD nuk është në Kuvend, një prej anëtarëve të saj dhe zërat më kritik të socialistëve, Besnik Mustafaj, ka marrë besimin e ligjëvënëse me shumicë të PS, që të zgjidhet me mandat 5 vjeçar në Bordin e Radio Televizionit Shqiptar.
Me një vendim të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetari Gramoz Ruçi ka vendosur, si më poshtë:
1- Zoti Besnik Mustafaj zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar me mandat 5 vjeçar.