‘PD nuk ka qëndrim zyrtar për mohimin e listave të hapura’, Grida Duma: Duhet të finalizojmë me sukses Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 23:25 24-01-2020 ‘PD nuk ka qëndrim zyrtar për mohimin e listave të hapura’, Grida Duma: Duhet të finalizojmë me sukses Reformën Zgjedhore Ish-deputetja demokrate Grida Duma

Ish-deputetja demokrate Grida Duma, shprehet se Partia Demokratike ende nuk ka një qëndrim zyrtar që të mohojë listat e hapura.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Duma ka thënë se dhe ajo personalisht nuk ka ndryshuar qëndrim, duke i qëndruar bindjes për votime me lista të hapura. Më tej, ajo theksoi se nëse PD ka një detyrë të vetme që duhet ta finalizojë me sukses, është Reforma Zgjedhore.

“Nuk kam ndryshuar mendim, do vazhdoj ta them këtë në forumet e partisë. Nuk ka një qëndrim zyrtar për mohimin e listave apo jo. Ka një qëndrim për prioritizimin e situatës, ka gjëra të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme. Sot shumë më shumë e rëndësishme është Reforma Zgjedhore. Nëse ka vetëm një detyrë PD të finalizojë suksesshëm aksionin politik, është të finalizojë Reformën Zgjedhore”, u shpreh Grida Duma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01905083656311
array(1) { ["section"]=> string(124) "pd-nuk-ka-qendrim-zyrtar-per-mohimin-e-listave-te-hapura-grida-duma-duhet-te-finalizojme-me-sukses-reformen-zgjedhore-193063" }