“PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezë”, Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit zgjedhor, i pamundur brenda 31 majit

Publikuar tek: politike, më 17:44 26-05-2020 “PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezë”, Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit zgjedhor, i pamundur brenda 31 majit Damian Gjiknuri

Bashkëkryetari i Komisionit Zgjedhor Damian Gjiknuri u shpreh se ndryshimi i sistemit kërkon shumë kohë. Gjatë intervistës Gjiknuri tha për gazetarin Endri Xhafo se Partia Demokratike nuk ka dërguar asnjë propozim në tryezën e Reformës Zgjedhore.

“Mund të jetë një çështje e hapur. Ne nuk fshihemi në qëndrimet tona, për hir të konsensusit jemi të hapur të diskutojmë edhe për një tjetër sistem zgjedhor. Deri më tani PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezën e reformës Zgjedhore. Ne kemi qenë me parimin qe sistemi të mos preket për momentin”, tha Gjiknuri.

Gjithashtu ai u shpreh se teknologjia ka dështuar në procese më të lehta dhe se zgjedhjet nuk mund të jenë peng i teknologjisë, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë kundërshtim nga mazhoranca nëse teknologjia nuk pengon zgjedhjet:” Çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë, nuk mund të ralizohet brenda 31 majit”.

Më tej ai u shpreh: Asnjë nuk ka thënë që nuk do të ketë proces “Vettingu”. “Vettingu” është një proces që vazhdon dhe brenda një periudhe kohore të gjithë gjyqtarët do të shkojnë në vetting, nuk është një proces që e kontrollin qeveria. Loja të hapet në të gjitha nivelet. Masa disiplinore lidhet me vendimmarrje të caktuara.

I ndalur te SPAK Gjiknuri theksoi se do të hetojë veprën e korrupsionit. PD ka kërkuar që vepra penale e korrupsionit zgjedhor të hetohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096719264984131
array(1) { ["section"]=> string(114) "pd-nuk-ka-sjelle-asnje-propozim-ne-tryeze-gjiknuri-ndryshimi-i-sistemit-zgjedhor-i-pamundur-brenda-31-majit-207903" }