PD nxorri dokumentin, REAGON Valdrin Pjetri: Pres me padurim VENDIMIN. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga...

Publikuar tek: politike, më 13:45 13-08-2019 PD nxorri dokumentin, REAGON Valdrin Pjetri: Pres me padurim VENDIMIN. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga...

Reagon Valdrin Pjetri pas deklaratave të Partisë Demokratike ditën e sotme.

Kjo e fundit publikoi dokumentin që sipas saj vërtetonte dënimin në Itali të Pjetrit.

Ndërkohë, kryebashkiaku i ri i Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit hedh poshtë pretendimet e PD.

Përmes një postimi në faqen e tij, Pjetri shprehet se të vërtetën e tij e ka deklaruar dhe se pret me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Sakaq, lidhur me këtë reagoi më herët edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla. Ky i fundit u shpreh se PS i trajton të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe se do presin vendimin e gjykatës.

Reagimi i plotë i Pjetrit:

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.

E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070540904998779
array(1) { ["section"]=> string(114) "pd-nxorri-dokumentin-reagon-valdrin-pjetri-pres-me-padurim-vendimin-e-vetmja-e-vertete-eshte-ajo-qe-del-nga-175206" }