PD përgatit padi për drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë: Po përdor administratën për zgjedhjet e 25 prillit (EMRI-DENONCIMI)

Publikuar tek: politike, më 13:42 15-09-2020 PD përgatit padi për drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë: Po përdor administratën për zgjedhjet e 25 prillit (EMRI-DENONCIMI) Ilustruese

PD ka njoftuar se do padisë drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë, Skënder Dedej.

Sipas denoncimit të PD, Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një formulari partiak të paligjshëm.

Padia e PD vjen nga një denoncim i një punonjësi ku sipas tij drejtori kërkonte 10 deri në 50 emra, me të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Reagimi i PD nga Ferdinand Saraci:

Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste prek edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Rrogozhinë dënon këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Më poshtë denoncimi i punonjesit të UKRR, që ka përcjell provat mbi këtë rast të shkeljes hapur të ligjit:

“Pershendetje i nderuar si kalove,jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja tju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe”.

119544502_2653762188208121_7636552371520446747_o_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011527061462402
array(1) { ["section"]=> string(129) "pd-pergatit-padi-per-drejtorin-e-ujesjellesit-rrogozhine-po-perdor-administraten-per-zgjedhjet-e-25-prillit-emri-denoncimi-220464" }