PD protestë para Kuvendit, Spaho: Po sakrifikohen dy ushtarë të krimit që të shpëtojnë gjeneralët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:43 23-03-2015 PD protestë para Kuvendit, Spaho: Po sakrifikohen dy ushtarë të krimit që të shpëtojnë gjeneralët

Partia Demokratike edhe sot ka mbledhur para Kuvendit deputetë, të rinj dhe qytetarë të ndryshëm për të protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës. Demokratët kanë deklaruar se nuk do t’i ndërpresin protestat deri në dorëheqjen e Metës.

Deputeti Edmond Spaho duke folur për çështjen Doshi dhe Frroku tha se po sakrifikohen dy ushtarë të krimit për të shpëtuar gjeneralët e tyre.

“Kanë vendosur të sakrifikojnë dy ushtarë të krimit për të shpëtuar gjeneralët. I bëjmë thirrje për procesin e dekriminalizimit, sepse është kërkesë për largimin nga Kuvendi , nga administrata publike, policia, se me kriminelë në të gjitha organet drejtuese nuk ka të ardhme. PD nuk do t’i ndahet axhendës së dekriminalimit. Do protestojmë dhe deri sa kohë Ilir Meta nuk jep dorëhëqjen, kjo ngjarje nuk do zbardhet por do mbulohet.'', deklaroi Spaho para protestuesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau bashkëshortin italian, 14 vjet burg Fitnete Mehmetit
Rrëzohen akuzat/Gjykata Italiane: Canaj dhe Kanina do gjykohen vetëm për 2 kile heroinë »
Article Logic
Execution time: 0.01307201385498
array(1) { ["section"]=> string(100) "pd-proteste-para-kuvendit-spaho-po-sakrifikohen-dy-ushtare-te-krimit-qe-te-shpetojne-gjeneralet-6679" }