PD publikon dokumentin: Janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që punojnë në Polici

Publikuar tek: politike, më 12:46 20-08-2020 PD publikon dokumentin: Janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që punojnë në Polici

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë ditën e djeshme drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, edhe pse zbuluan që ai kishte qenë operativ i sigurimit të shtetit.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, I cili është shprehur se konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës.

Sipas Alibeajt  në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit.

Ai ndër të tjera ka thënë se kjo është një arsye më shumë që shqiptarët ta rrëzojnë me votë këtë qeveri.

Deklarata e plotë:

Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës. 

Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve.

Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.

Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika “g” se qenia “anëtar i ish-sigurimit të shtetit” përbën kusht skualifikues.

Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.

Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit.  Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra.

Për të mbrojtur një anëtar të Sigurimit të Shtetit, në shkelje të rëndë të ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliaj ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën. Ne disponojmë dokumentat e plotë që e provojnë këtë mashtrim.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.

E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit.

118008701_3156936081022217_4789467193589788061_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rihapja e shkollave, Duma: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve
»
Article Logic
Execution time: 0.011218070983887
array(1) { ["section"]=> string(90) "pd-publikon-dokumentin-jane-me-shume-se-500-sigurimsa-te-tjere-qe-punojne-ne-polici-217677" }