PD publikon videon: Rama mashtroi kur tha se Shqipëria nuk do importojë plehra, i jep liçensa miqve të tij për biznesin kriminal

Publikuar tek: politike, më 22:10 22-02-2020 PD publikon videon: Rama mashtroi kur tha se Shqipëria nuk do importojë plehra, i jep liçensa miqve të tij për biznesin kriminal Foto ilustruese

Dy ditë më parë në portin e Vlorës u kapën në një traget të linjës Brindisi- Vlorë disa mbetje të cilat do të depozitoheshin në Shqipëri.

Në prangat e Policisë përfunduan 6 persona, ndër të cilët dhe Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve.

Ndërkaq, mediat italiane thanë se pikërisht kjo firmë kishte kryer të paktën dhe 15 importime të tjera nga Italia.

Partia Demokratike ka publikuar një video ku kujton Ramën teksa deklaronte se Shqipëria nuk do të importonte më plehra nga jashtë, një premtim i vitit 2013.

PD e konsideron këtë si një mashtrim tjetër të Ramës.

Statusi dhe video e Partisë Demokratike

Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës!

Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tha se Rama po përpiqet t'i kufizojë kompetencat, Meta i përgjigjet urgjent Markut: I dashur profesor! Ky s'është problemi i vërtetë...
»
Article Logic
Execution time: 0.0069360733032227
array(1) { ["section"]=> string(133) "pd-publikon-videon-rama-mashtroi-kur-tha-se-shqiperia-nuk-do-importoje-plehra-i-jep-licensa-miqve-te-tij-per-biznesin-kriminal-196123" }