PD: Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur ata që vuajnë për një copë bukë

Publikuar tek: politike, më 14:26 02-07-2020 PD: Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur ata që vuajnë për një copë bukë Dhurata Cupi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në një deklaratë për shtyp ka hedhur akuza kundrejt qeverisë lidhur me përkeqësimin e situatës së krijuar prej Covid.

Çupi tha se qeveria “e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja”.

“Qeveria e Edi Ramës ka vjedhur thesin me miell në ndihmat e shpërndara për familjet në nevojë gjatë kohës së karantinës dhe e ka zëvendësuar atë me hurma arabie.

Investigimi i  2 gazetareve kurajozë, i publikuar nga rrjeti investigativ BIRN, është shokues. Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja.

Edi Rama premtoi se asnjë familje në nevojë nuk do t’i mungonte thesi i miellit, por gazetaret kanë zbuluar se ky ishte mashtrim. Thesi i miellit u zhduk nga pakot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u zëvendësua me 2 kilogramë hurma arabie.

Ky është veprimi më i ulët që mund të bëjë një qeveri kundrejt qytetarëve të vet më të pamundur. Të vjedhësh thesin e miellit, do të thotë se nuk ka mbetur më asnjë gram humanizëm tek kjo qeveri dhe se babëzia për t’u pasuruar duke vjedhur bukën e gojës të më të varfërve në ditën e tyre më të keqe, është i vetmi motiv për qeverinë e Edi Ramës.

Edhe tenderi urgjent për ushqimet i Ministrisë së Mbrojtjes, që ne e kemi denoncuar publikisht dhe e kemi kallëzuar në SPAK, ka qenë vetëm një mekanizëm për të vjedhur.

Jo vetëm që në kohën e tenderit urgjent, magazinat e rezervave të shtetit ishin plot, por këto ndihma që iu dhanë një kompanie të paracaktuar maqedonase, nuk shkuan kurrë tek njerëzit në nevojë”, tha Çupi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010370016098022
array(1) { ["section"]=> string(84) "pd-qeveria-e-perdori-pandemine-per-te-vjedhur-ata-qe-vuajne-per-nje-cope-buke-212577" }