PD ‘rrëzoi’ 5 kryebashkiakët e Ramës: Kush është i rradhës?

Publikuar tek: politike, më 11:15 17-01-2020 PD ‘rrëzoi’ 5 kryebashkiakët e Ramës: Kush është i rradhës? Kryebashkiaket e denoncuar nga PD

“Kush është i rradhës?” Është kjo pyetja që ngre sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi teksa publikon fotot e 5 kryebashkiakëve problematikë të PS.

Kujtojmë se mbrëmë Fevziu foli për një tjetër kryebashkiak të dënuar, ish-doganier, emrin e të cilit nuk e zbuloi, dhe që me gjasë do të jetë denoncimi i rradhës i PD.

“Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit.

Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyron të largohen nga vendi”, shkruan Bardhi teksa i drejton Ramës disa pyetje:

“Edi Rama duhet të japë llogari:

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

- Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?

Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, fallsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës!”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071520805358887
array(1) { ["section"]=> string(62) "pd-rrezoi-5-kryebashkiaket-e-rames-kush-eshte-i-rradhes-192342" }