PD: Rruga në Pogradec ka nisur gjatë kohës së qeverisjes tonë

Publikuar tek: politike, më 22:02 30-01-2015 PD: Rruga në Pogradec ka nisur gjatë kohës së qeverisjes tonë

Pas vizitës së kreut të qeverisë, në qytetin e Pogradecit, ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet Edmond Spahos i cili, pohoi se rruga ka nisur në kohën e qeverisjes së PD.

“Rikthim i përsëritur i Edi Ramës në bregun e Liqenit të Pogradecit. Ju kujton qytetarëve vetëm papërgjegjshmërinë e tij. Kjo rrugë ka nisur në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Po mbushen pothuaj dy vjet qeverisje të kësaj maxhorance, dhe e vetmja gjurmë që ka lënë Rama në të është bllokimi dhe ndërprerja e punimeve çka ka sjellë stres dhe kosto të madhe ekonomike për banorët, dhe bizneset e gjithë qarkut të Korçës të cilët udhëtojnë në këtë aks.’- shkruan Spaho.

Reagimi i PD-së ka ardhur pas deklaratëve që Rama ka bërë gjatë vizitës së sotme në Pogradec.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023232936859131
array(1) { ["section"]=> string(65) "pd-rruga-ne-pogradec-ka-nisur-gjate-kohes-se-qeverisjes-tone-1967" }