PD Shkodër sulmon Topallin për deklaratën e saj ndaj Bashës: Ka marrë fund koha kur interesat personale nëpërkëmbeshin

Publikuar tek: politike, më 15:35 14-08-2019 PD Shkodër sulmon Topallin për deklaratën e saj ndaj Bashës: Ka marrë fund koha kur interesat personale nëpërkëmbeshin

Ditën e sotme ish-deputetja e PD Jozefina Topalli akuzon kreun e demokratëve Lulzim Bashën për akuzat e ngritur nga PD se kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri është dënuar për trafikim droge dhe është dëbuar nga Italia.

Ish-deputetja pretendonte se Basha ka shpartalluar PD-në për karrigen e tij dhe ka vjedhur shtëpinë e tij, e sipas saj kjo është e dokumentuar me video me zë dhe figurë si dhe me dokumenta.

Pas kësaj deklarate ka reaguar PD, dega Shkodër, e cila shprehet se koha kur interesi i demokratëve nëpërkëmbej për interesa personale, ka marrë fund.

Sipas PD, demokratët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë janë në një betejë të përditshme me të keqen dhe krimin e organizuar që qeverisë Shqipërinë.

Statusi i plotë:

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070819854736328
array(1) { ["section"]=> string(124) "pd-shkoder-sulmon-topallin-per-deklaraten-e-saj-ndaj-bashes-ka-marre-fund-koha-kur-interesat-personale-neperkembeshin-175321" }