PD sulmon keq Ramën: Shqiptarët janë lodhur me gënjeshtrat dhe batutat e tua, je vegël në dorën e krimit të organizuar!

Publikuar tek: politike, më 18:31 11-11-2020 PD sulmon keq Ramën: Shqiptarët janë lodhur me gënjeshtrat dhe batutat e tua, je vegël në dorën e krimit të organizuar! Fotomontazh i publikuar nga Gazment Bardhi

Partia Demokratike vijon sulmet në distancë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një shënimi në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se shqiptarët janë të lodhur me gënjeshtrat dhe batutat e Kreut të Qeverisë.

Ai e cilëson si të dështuar qeverinë aktuale, pa asnjë ide dhe bilanc, teksa akuzon Ramën se është i lidhur me me krimin e organizuar.

Shënimi i Bardhit

Vazhdo tek plehrat se je mirë.

Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.

Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e futi në politikë, Rama e bëri zv.ministër, flet Besart Kadia: Pranova ofertën që të kontribuoj për Shqipërinë, Bashës i uroj suksese
VIDEO/ Sot e emëroi zv.ministër, por ja çfarë thoshte Rama për Besart Kadian: Ku ma ke gjet këtë… »
Article Logic
Execution time: 0.011595964431763
array(1) { ["section"]=> string(123) "pd-sulmon-keq-ramen-shqiptaret-jane-lodhur-me-genjeshtrat-dhe-batutat-e-tua-je-vegel-ne-doren-e-krimit-te-organizuar-227354" }