PD transmeton nga selia intervistën e Dritan Zaganit, kërkohet dorëheqja e Tahirit

Publikuar tek: slide-lart, më 09:40 06-09-2015 PD transmeton nga selia intervistën e Dritan Zaganit, kërkohet dorëheqja e Tahirit

Partia Demokratike ka transmetuar nga selia e saj intervistën e ish-shefit të Antidrogës Dritan Zaganit, i cili denoncon lidhjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupet kriminale në qytetin e Vlorës.

Deputeti Genc Pollo ka deklaruar se kjo dëshmi ka dy sinjale të rënda, njëra presioni i jashtëzakonshëm mbi median për të mos e transmetuar atë dhe dyta përfshirja e Tahirit në trafikun e drogës.

Pollo në emër të PD-së ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Tahirit dhe nënshtrimint ndaj hetimit penal, ndërsa ka kërkuar nga shoqatat e gazetarëve që të reagojnë për persionin e bërë ndaj kolegëve të tyre.

“Kjo dëshmi ka dy sinjale të rënda. E para persioni i jashtëzakonshëm mbi mediat për mos e transmetuar dhe e dyta, fakti i vërtetë për përfshirjen në këtë krim të trafikut të drogës të ministrit Tahiri. Dritan Zagani foli për lidhjet e Tahirit me bandat e drogës, por intervista u ndërpre nga dhuna, shantazhi dhe kërcënimi që kryeministri dhe ministri bën ndaj kanalit news. Zagani ka marrë vlerësime pozitive për punën e tij nga polici partnere. Kjo dëshmi vërteton atë që ka thënë më herët PD. Kërkojmë me zë edhe më të fortë që Tahiri të jap dorëheqjen dhe t’i nënshtrohet hetimit penal. Mbyllja e gojës së medias nga qeveria është një akt i rëndë që duhet të denoncohet me forcë. PD është në krah të të gjithë atyre që duan të japin të vërtetën. Është momenti që të bëj një apel për ato shoqata gazetarësh të cilat kanë përfituar nga paratë e taksapaguesve që në qoftë se kanë heshtur këto tre ditë, nga hëna të ngrenë zërin e tyre”, ka deklaruar Pollo nga selia blu.

Lexo edhe: Zbardhet intervista e plotë me ish-shefin e Antidrogës, Zaganin. Ja lidhjet e ministrit Tahiri me trafikantët në Vlorë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043489217758179
array(1) { ["section"]=> string(87) "pd-transmeton-nga-selia-intervisten-e-dritan-zaganit-kerkohet-doreheqja-e-tahirit-20086" }