PD, Vokshi takim me gratë në Durrës, thirrje për protestë

Publikuar tek: politike, më 14:21 08-03-2015 PD, Vokshi takim me gratë në Durrës, thirrje për protestë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka zhvilluar sot një takim me gratë në qytetin e Durrësit ku përveç të tjerash ka bërë thirrje për praninë e grave në protestën e së enjtes të organizuar nga PD.

Vokshi tha se 8 Marsi është festa e munguar e grave të cilat janë viktima të qeverisjes së krimit. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, kryeministri i urren gratë dhe i përdor ato për propagandë. “Papunësia ka bërë që gratë të mos kenë mundësi të paguajën energjinë elektrike. Gratë janë shpirti i protestës dhe prandaj duhet të jenë të pranishme në protestën e së enjtes në datën 12 Mars”, tha Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024610996246338
array(1) { ["section"]=> string(60) "pd-vokshi-takim-me-grate-ne-durres-thirrje-per-proteste-5285" }