PD VOTE RUÇIT/ Ndizet debati: Ja kush mund të jenë deputetët “tradhëtarë” të PD

Publikuar tek: politike, më 14:53 10-09-2017 PD VOTE RUÇIT/ Ndizet debati: Ja kush mund të jenë deputetët “tradhëtarë” të PD

Kush ishin dy deputetët demokratë që kanë votuar pro Gramoz Ruçit për postin e kryetarit të Kuvendit?

Duket se pyetja po shqetëson jo vetëm grupin parlamentar të PD, por është kthyer edhe në një objekt dhe subject të rrjeteve sociale.

Deputetët e PD për të hequr përgjegjësinë nga vetja tashmë kanë ngritur hijet e dyshimit për kryetarët e partive aleate që janë të sigurt në listat e PD. Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediun, për kryetarin e demokristianëve Nard Ndokën si dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule.

Këta deputetë kryetarë partish, janë në listën e sigurt të deputetëve të PD, dhe janë pjesë e grupit parlamentar, por nuk dihet nëse kanë qenë këta ata që kanë votuar pro Ruçit. Gjithsesi, duket se tashmë brenda demokratëve dhe aleatëve, ka filluar një formë e re “diversioni”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069739818572998
array(1) { ["section"]=> string(81) "pd-vote-rucit-ndizet-debati-ja-kush-mund-te-jene-deputetet-tradhetare-te-pd-91828" }