PDIU: Ekspertizë amerikane për marrëveshjen e detit me Greqinë

Publikuar tek: politike, më 20:00 23-04-2015 PDIU: Ekspertizë amerikane për marrëveshjen e detit me Greqinë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka vlerësuar marrëveshjen midis Shqipërisë dhe SHBA për partneritet strategjik dhe ka kërkuar hetim për marrëveshjen e detit me Greqinë nga ekspertë amerikanë.

“Duam ekspertizë amerikane për Marrëveshjen e detit me Greqinë. PDIU si parti e interesit kombëtar përshëndet me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes së Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ajo është dëshmi se aleanca midis dy vendeve tona është përmbajtësore, afatgjatë në përputhje me traditën më të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Po vërtetohet dhe institucionalisht, dhe kontraktualisht ajo që sekretarja e shtetit Hillari Klinton, sot në garën për presidente e SHBA-ve i tha parlamentit tonë: “së bashku do jemi dhe 100 vjetët e ardhshme”.

PDIU beson se autoriteti ndërkombëtar dhe rajonal i shtetit dhe kombit tonë fuqizohet ndjeshëm me këtë marrëveshje. Ne do të dëshironim të mbështeteshim me ekspertizën dhe mbështetjen e mikut tonë dhe për çështje të tilla sensitive si Marrëveshja e Ujërave, apo çështje të tjera.”- përfundon deklarata e PDIU-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030236005783081
array(1) { ["section"]=> string(66) "pdiu-ekspertize-amerikane-per-marreveshjen-e-detit-me-greqine-9547" }