PDIU mbledh strukturat, Idrizi: Në 21 maj zhvillojmë zgjedhjet e reja

Publikuar tek: politike, më 17:19 16-04-2016 PDIU mbledh strukturat, Idrizi: Në 21 maj zhvillojmë zgjedhjet e reja

PDIU mblodhi sot strukturat në qytetin e Tiranës për procesin e anëtarsimeve të reja dhe zgjedhjet në parti të cilat do zhvillohen në datën 21 maj. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, si dhe deputetët Mesila Doda e Tahir Muhedini.

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi u shpreh i impresionuar nga anëtarsimet e reja. Ai falenderoi të gjithë ata të cilët kanë mbështetur PDIU-n që në krijimin e saj.

“Dua të përshëndes ata 25 veta me të cilin kemi filluar rrugëtimin 7 vite më parë. I falenderoj të gjithë ata të cilët i kanë dhënë zë, i kanë dhënë zemër, që kanë votuar dhe kanë mbështetur PDIU-n në gjithë këto vite. Kemi nisur një proces shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë më zgjedhjet në PDIU. Një proces ky për ta bërë këtë parti, një parti të madhe, një parti të hapur, një parti për gjithë shqiptarët, e cila në fokus të saj ka identitetin dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Ne jemi të bindur sepse vetëm me dinjitetin tonë do të kemi një Shqipëri europiane dhe llogaridhënse”.

Gjithashtu Kryetari I PDIU-s vlerësoi procesin e antarsimeve të reja. Ai u shpreh se: “Ne kemi nisur fushatën e anëtarsimeve të reja në PDIU. Sigurisht që po më këtë lloj kënaqësie dhe surpërize kam parë edhe anëtasimet e reja “online”. E gjithë kjo mbështetje e madhe na tregon shumë, na tregon se si  e nisëm, na tregon se ku jemi, por na tregon edhe përgjegjësinë që kemi për ta bërë PDIU-n një parti të madhe, e cila sot është e strukturuar në të gjithë Shqipërinë. Gjithë procesi I anëtarsimeve do të kulmojë në zgjedhjet e 21 majit ku nga kryetari I partisë deri tek delegatët në kongres do zgjidhen me parimin një anëtarë një votë”.

Gjithashtu Kyetari PDIU-s Shpëtim Idrizi tha se populli shqiptar tha se: Nuk duhet të lejohet akoma që sot e kësaj dite të ketë në administratën shqiptare, në gjykata, njerëz që të japin drejtësi ata që kanë dhënë padrejtësi dhe që kanë masakruar shqiptarët, ndaj ne duhet të ndahemi njëherë e mirë nga komunizmi”.

Deputetja e PDIU-së, znj. Mesila Doda tha se PDIU është një parti patriotike.

“Nuk ka Shqipëri të madhe ose të vogël, ka një Shqipëri aty ku e ka vendosur zoti, së bashku me një shtet përtej, që na kanë ndarë. Ne nuk jemi as ekstremist, as nacionalist por jemi patriot. E vetmja mundësi zhvillimi për shqiptarët është të jemi bashkë. Nëse jemi veçmas jemi të dobët. Politikanët e të dyja anëve të mos sillen në mënyrë meskine, duke minuar përpjekjet e atdheut”. – tha Znj. Doda.

16041604.JPG

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010860204696655
array(1) { ["section"]=> string(73) "pdiu-mbledh-strukturat-idrizi-ne-21-maj-zhvillojme-zgjedhjet-e-reja-37857" }